Propozimi për ndarje të Barabartë për Fondet ARPA

Paneli i Rishikimit të Barazisë dhe Llogaridhënies është përgjegjës për vlerësimin se si janë shpenzuar fondet ARPA në komunitetet që janë prekur disproporcionalisht nga pandemia e COVID-19. Këto janë matricat e propozuara që janë përdorur për të përcaktuar nivelet e nevojave dhe ndarjen e fondeve.

Paneli i Rishikimit të Barazisë dhe Llogaridhënies bën vlerësimin në se fondet e Ligjit Amerikan për Planin e Shpëtimit (ARPA) po shpenzohen në komunitetet e Massachusetts që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Qytetet ose qytezat që vuajtën më shumë për shkak të COVID-19 do të marrin fondet më të shumta. Matricat e propozuar më poshtë do ta ndihmojnë panelin të përcaktojë nivelin e nevojave të çdo komuniteti dhe sa fonde duhet të marrin ata.

Paneli dëshiron të ketë komentet tuaja për objektivat e propozuar të ndarjes së fondeve. Komentet tuaja do ta ndihmojnë Panelin t’i përshtatë objektivat e propozimit. Periudha e pranimit të komenteve është e hapur nga 5 tetor 2022 deri më 19 nëntor 2022.

Table of Contents

Objektivat e propozuar për ndarjen e fondeve

Objektivi i Panelit të Rishikimit të Barazisë dhe Llogaridhënies është të sigurojë që nivelet që u prekën disproporcionalisht nga pandemia, të marrin nivelin më të madh të mbështetjes. Për të bërë këtë, Paneli propozon 50% rritje të ndarjes së fondeve për secilin nivel, nga Niveli 5 (nevojat më të pakta) në Nivelin 1 (nevojat më të mëdha). Kjo do të thotë se për çdo 1 dollar të shpenzuar në Nivelin 5, 50% më tepër (ose $1.5) duhet të shpenzohen për Nivelin 4, një 50% më tepër për Nivelin 3 ($2.25), e kështu me radhë. Tabela e mëposhtme përshkruan se si ky propozim do të ndikojë në ndarjen e fondeve.

Niveli

Pesha e Ndarjes së Propozuar

Përqindja e fondeve totale të ndara ($2.55 miliard)

Shpenzimet totale për të gjitha qytetet dhe qytezat në secilin nivel

Shpenzimet e ndara sipas popullsisë në çdo nivel

Niveli 5

1 (baza)

8%

$193 milion

$67.89 për person

Niveli 4

1.50 (Niveli 5 x 1.5)

11%

$290 milion

$331.74 për person

Niveli 3

2.25 (Niveli 4 x 1.5)

17%

$435 milion

$530.71 për person

Niveli 2

3.38 (Niveli 3 x 1.5)

26%

$653 milion

$581.05 për person

Niveli 1

5.06 (Niveli 2 x 1.5)

38%

$979 milion

$797.73 për person

 

Niveli

Pesha e Ndarjes së Propozuar

Përqindja e fondeve totale të ndara ($2.55 miliard)

Shpenzimet totale për të gjitha qytetet dhe qytezat në secilin nivel

Shpenzimet e ndara sipas popullsisë në çdo nivel

Komente nga Publiku

Paneli i Rishikimit të Barazisë dhe Llogaridhëniesdëshiron të ketë komentet tuaja për objektivat e propozuar të ndarjes së fondeve. Komentet tuaja do ta ndihmojnë Panelin të përshtatë objektivat e ndarjes në këtë propozim. Periudha e komenteve nga publiku është e hapur deri më 19 nëntor 2022. Ju mund të ndani komentet tuaja përmes një formulari online ose në takimet publike që do të mbahen virtualisht.

Formulari online

Ju mund të jepni komentet tuaja duke plotësuar këtë pyetësor online. Pyetësori do të jetë i hapur deri më 19 nëntor 2022.

Takimet me publikun

Paneli do të mbajë të paktën dy seanca publike virtuale për të dëgjuar komentet e publikut. Ju duhet të regjistroheni paraprakisht për të ndjekur seancën virtuale. Koha dhe vendi do të njoftohen së shpejti. Linku për të hyrë do të jepet kur të jepen detajet e plota të takimit.

Përcaktimi i nivelit të nevojave

Paneli ka përdorur katër matrica për të matur nivelin e çdo qyteti dhe qyteze (qytetet ish industriale, komunitetet e nismës për barazinë në vaksina, komunitetet e drejtësisë mjedisore, si dhe indeksi i vulnerabilitetit social të CDC). Çdo matricë përfaqëson një lloj vështirësie për popullsinë.

1. A është qytet ish industrial

Sipas Legjislaturës Shtetërore, ka 26 qytete ish industriale.

Një Qytet ish industrial (ose Bashki ish industriale) është një qytet ose qytezë me:

  • një popullsi midis 35.000–250.000 banorë
  • me të ardhura mesatare për familje nën mesataren e shtetit dhe
  • përqindje të popullsisë të paktën me një arsim me diplomë bachelor që është nën mesataren e shtetit.

Pse përbën kjo një matricë? Qytetet ish industriale kanë ekonomi rajonale që ka hasur në sfida të mëdha sociale dhe ekonomike madje edhe përpara pandemisë së COVID-19. Me mbështetjen financiare shtesë, këto komunitete mund të përdorin asetet dhe infrastrukturën ekzistuese për të nxitur krijimin e vende të reja të punës dhe novacionin.

2. A është ky një komunitet i nismës për barazinë në vaksina

Zyra ekzekutive shtetërore për shëndetësinë dhe shërbimet humane krijoi Nismën e Barazisë për Vaksinën e COVID-19 për të përparësuar 20 komunitetet më të ndikuara gjatë pandemisë së COVID-19.

Pse përbën kjo një matricë? Meqenëse këto fonde federale kanë për qëllim të ndihmojnë ata që janë prekur disproporcionalisht nga pandemia, Paneli dëshiron të konsiderojë këto komunitete dhe të sigurohet që ata të kenë burimet e nevojshme.

3. 50% ose më shumë e popullsisë në komunitet jeton brenda një grupi me të ardhura të Drejtësisë Mjedisore

Familjet që fitojnë 65% ose më pak nga të ardhurat mesatare vjetore shtetërore për familje, kualifikohen si pjesë e një popullsie të Drejtësisë Mjedisore.

Pse përbën kjo një matricë? Projektligji që krijoi Panelin (Kapitulli 102 i Akteve të 2021) kërkon ndihmë në përdorimin e popullsisë së Drejtësisë Mjedisore në përcaktimin e nivelit të nevojave të qytetit apo qytezës. Paneli mendoi të shihte kriteret e të ardhurave për tu siguruar që komuniteteve me të ardhura të kufizuara tu jepej përparësi për fondet.

4. Të paktën gjysma e zonës gjeografike të mbuluar nga Indeksi i Vulnerabilitetit Social shënon të paktën 0.5 pikë (e rrumbullakosur)

Indeksi i Vulnerabilitetit Social (SVI) identifikon komunitetet që me gjasa kanë nevojë për mbështetje përpara, gjatë dhe pas një emergjence të shëndetit publik. Indeksi rendit segmente të popullsisë në 15 faktorë socialë, përfshi varfërinë, mungesën e aksesit për automjete personale, shumë pjesëtarë në një banesë, etj. Pikët e SVI luhaten nga 0 (vulnerabiliteti më i ulët) në 1 (vulnerabiliteti më i lartë). Këto segmente të popullsisë nuk kufizohen nga kufijtë bashkiakë dhe mund të mbulojnë një pjesë të komunitetit ose të shtrihen në disa bashki njëherësh.

Pse përbën kjo një matricë? Projektligji që krijoi Panelin (Kapitulli 102 i Akteve të 2021) kërkon që SVI të ndihmojë në përcaktimin e nivelit të nevojave të qytetit apo qytezës. Për këtë matricë, paneli ka identifikuar qytetet dhe qytezat që kanë të paktën 50% të segmenteve të popullsisë me pikë të SVI të rrumbullakosura prej 0.5 ose më shumë. Këto komunitete kërkojnë burime shtesë që jo vetëm të adresojnë efektet e vuajtura gjatë pandemisë së COVID-19 por t’i përgatisë për emergjencë shëndetësore publike në të ardhmen.

Pse është rrumbullakosur? Paneli ka zgjedhur të rrumbullakosë pikët SVI që ishin nën 0.5 (duke i rrumbullakosur nga 0.45).

Si krijon nivelet matrica

Çdo qyteti ose qyteze do t’i caktohet një nivel bazuar në numrin total të matricave më sipër që janë të aplikueshme për ta. Komunitetet me nevoja më të mëdha do të marrin më shumë fonde.

Për shembull, në se të katër matricat aplikohen për një qytet ose qytezë, ata do të futen në Nivelin 1 (nevojat më të mëdha). Në se asnjë nga matricat e mëposhtme nuk aplikohet për një qytet ose qytezë, ata do të futen në Nivelin 5 (nevojat më të pakta).

  • Niveli 1: Të katër matricat
  • Niveli 2: Tri nga matricat
  • Niveli 3: Dy nga matricat
  • Niveli 4: Një nga matricat
  • Niveli 5: Nuk aplikohen matricat

Tabela e mëposhtme tregon se si matricat e mësipërme aplikohen për qytetet dhe qytezat dhe në cilin nivel futen ato. 

Help Us Improve Mass.gov  with your feedback

Please do not include personal or contact information.
Feedback